NJOFTIM: Rektori Hajrizi do të marrë pjesë në tryezën: “Simulation Facilities in Medical Education: Sharing good practices”

22/03/2021

Nesër, më 23 mars 2021, rektori i UBT-së prof.dr. Edmond Hajrizi do të marrë pjesë në tryezën e organizuar nga Sapienza University of Rome në Itali, me temën: “Simulation Facilities in Medical Education: Sharing good practices”.

 

Në këtë tryezë do të flitet për simulimin e objekteve në edukimin mjekësorë, si dhe për shkëmbimin e praktikave të mira, teksa kjo temë do të diskutohet nga ekspertë dhe profesionistë të kësaj fushe.

 

Ky organizim do të jetë i formës online përmes platformës ZOOM Meetings, duke filluar nga ora 10:00.