NJOFTIM: Rektori Hajrizi do të marrë pjesë në ngjarjen globale të kompanisë botërore, Eon Reality

22/01/2021

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi është ftuar në cilësinë e ekspertit të marrë pjesë virtualisht në ngjarjen globale të kompanisë me të madhe botërore për teknologji virtuale, EON Reality, ku do të prezantohen edhe e ardhmja e EON-XR.

 

Ngjarja do të mbahet të martën më 26 janar, me fillim nga ora 8:00 (me kohë lokale të ShBA-së), në të cilën do të marrin pjesë rreth 5 mijë partnerë të saj, klientë dhe zyrtarë të industrisë, teksa ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në platformat e saj.

 

Ne këtë ngjarje gjithashtu do të shfaqen prezantime lidhur me zhvillimin e produkteve, suksesin e krijuar, depërtimin anë e kënd botës, si dhe me theks të veçantë do të flitet për UBT-në si shembull i një institucioni që ka krijuar mijëra mësime me realitet virtual.

https://eonreality.com/inaugural-eon-xr-global-event/?fbclid=IwAR3wiJh6wldx08u15gnwBHr_LLp9Ss7teFzPWJPc2WslmWt_sNkr-W399O8