Njoftim për promovimin e librit “Elektroteknika” të autorit prof. dr. Lutfi Bina

18/01/2017

Njoftohen të interesuarit dhe dashamirësit e librit, se të enjten, më 19 janar 2017 do të promovohet libri: “Elektroteknika” i autorit prof. dr. Lutfi Bina.

 

Promovimi mbahet, në objektin e UBT-së, në lagjen “Kalabria”, duke filluar nga ora 10:30.

 

Në librin “Elektroteknika”, janë dhënë bazat teorike të elektroteknikës, dhe është tekst ku janë trajtuar dukuritë e elektrostatikës dhe të rrymave të vijueshme (njëkahore) stacionare.

 

Libra të këtij lloji janë shumë të rrallë në gjuhën shqipe. Vlen të theksohet që libri i fundit me këtë tematikë është botuar para 25 vjetëve.