Njoftim për Konferencën: “Pavarësia dhe paanshmëria e sistemit gjyqësor në Kosovë”

09/12/2016

Universiteti për Biznese dhe Teknologji (UBT), përkatësisht Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Sundim të Ligjit (KIJRL), të shtunën (10.12.2016), organizon konferencën: “Pavarësia dhe paanshmëria e sistemit gjyqësor në Kosovë”.

 

Konferenca mbahet në ambientet e UBT-së në Prishtinë, për nder të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, ndërsa fillon në orën 10:00.

 

Qëllimi i konferencës është që së bashku me avokatë, gjyqtarë, akademikë, politikanë, gazetarë, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, aktive në fushën e sundimit të ligjit dhe të të drejtave të njeriut, të hapet debat mbi çështjet që lidhen me pavarësinë dhe paanshmërinë e sistemi gjyqësor në Kosovë.

 

Refereus në konferencë do të jenë, Marek Antoni Nowicki – ish – Ombudspersoni i Kosovës dhe kryesues i Panelit këshillëdhënës për të drejtat e njeriut, i themeluar nga UNMIK-u.