Njoftim për Konferencën: “Paqendërtimi në Kosovë: transformimi i kushteve të konfliktit për paqe të qëndrueshme”

19/01/2017

UBT të premten më ( 20.01.2017),organizon konferencën “Paqendërtimi në Kosovë: transformimi i kushteve të konfliktit për paqe të qëndrueshme”.

 

Viti 2016 ka shënuar zhvillime të jashtëzakonshme politike në Bashkimin Evropian të cilat gjejnë rajonin dhe Kosovën me dilema të rëndësishme gjeopolitike dhe sfida të brendshme që cenojnë stabilitetin dhe rrezikojnë
arritjet shumëvjeçare të paqendërtimit.


Gjatë kësaj konference do të bëhet edhe publikimi i punimit “Ndërtimi Liberal i Paqes: një përmbledhje pedagogjike e debateve akademike dhe literaturës mbi paqendërtimin”.

 

Për të diskutuar këto zhvillime dhe sfidat për qëndrueshmërinë e paqes në Kosovë, UBT ka kënaqësinë të ju ftojë në një tryezë diskutimi mbi procesin e transformimit të kushteve të konfliktit në Kosovë.

 

Konferenca mbahet, në objektin e UBT-së, në lagjen “Kalabria”, më 20 janar 2017, me fillim në orën 10:oo në sallën 02.