Njoftim për Konferencë në UBT: “Perspektiva kosovare e tregut të lirë – 2016”

04/04/2016

Në kuadër të “Dita Austriake-Kosovare e ekonomisë 2016”,  të mërkurën, më 06.04. 2016, duke filluar nga ora 09:00,  UBT, në bashkëpunim me Shoqatën Austriake – Kosovare, Institutin liberal për hulumtim të politikave dhe me përkrahës të tjerë, organizon Konferencën njëditore më temë: “Perspektiva kosovare e tregut të lirë – 2016”.

 

Në Konferencë shpalosen problemet e politikave ekonomike në Kosovë.  

Konferenca organizohet për të katërtin vit me radhë, ndërsa pritet pjesëmarrja e liderëve politikë, biznesmenëve, si dhe ekspertëve të ekonomisë nga vendi, rajoni  e  më gjerë.

 

Konferenca do të mbahet të Mërkurën, më 06.04.2016, duke filluar nga ora 09:00 n Kampusin Inovativ të UBT-së në Lipjan.