NJOFTIM: Nesër mbahet punëtori dhe ligjëratë nga përfaqësuesi i kompanisë së njohur bullgare, “MusalaSoft”

12/12/2017

 

Nesër, më 13 dhjetor 2017, për studentët e UBT-së, përfaqësuesi i kompanisë bullgare “MusalaSoft”,  Ivaylo Katasarkov, do të mbajë punëtori dhe një ligjëratë interaktive mbi zhvillimin profesional të karrierës.

 

Tema e punëtorisë dhe ligjëratës do të jetë: “Si ta shfaqim më të mirën nga vetja në intervista”, që do të ndiqet më pas nga tema tjetër: “Shkathtësia në punëtoritë vepruese”.

I tërë aktiviteti do të fillojë nesër, me fillim nga ora 13:00 dhe do të mbahet në sallën 207, në kampusin e UBT-së, në Prishtinë.

 

Pjesëmarrja në këtë punëtori do të jetë vlerë shtesë dhe aftësi e zbatueshme për të gjithë studentët, e veçanërisht për ata që këtë vit do të përfundojnë studimet e nivelit bachelor.

 

MusalaSoft është një nga kompanitë më të mëdha të shërbimeve softuerike në Bullgari, e specializuar në projekte komplekse të shpërndara gjeografikisht nëpër  ndërmarrjeve.

Ekspertiza e kompanisë  përfshin një fuqi të fortë në disa nga industritë më sfiduese dhe me rritje të shpejtë, siç janë:

·     ICT (IBM, T-Systems, VMware, SAP, Atos, Cellent, Milestone, UGT etj)  

·     Financat (Grupi OTP, KBC, DZI, Commerzbank, Generali, Fondi Garantues Bullgar, Visa, etj)

·     Qeveria (Ministria e Brendshme, Policia Rrugore dhe NRA Bullgaria, Dogana Hollandeze, etj)

 

Gjithashtu kompania në fjalë ka zhvilluar projekte thelbësore në Automotik, Health, Gaming, Textile etj (Telus Health, Telus International, UGT, Phillip Morris, E.Miroglio, etj).