NJOFTIM: Nesër, UBT do të mbajë tryezë diskutimi për të shënuar Ditën Botërore të Ujit

21/03/2022

Të martën, më 22 mars 2022, për nder të Ditës Botërore të Ujit, duke filluar nga ora 10:00, UBT do të mbajë një tryezë diskutimi me temën: “Ujërat Nëntokësore”.

 

Kjo tryezë e diskutimit e organizuar nga Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, do të shpërfaq rëndësinë e ujit dhe të mirat që sjell në shoqëri, si një nga burimet jetike për planetin Tokë dhe të gjitha gjallesat që jetojnë dhe veprojnë në të.

 

Tryeza e diskutimit do të mbahet në ambientet e UBT-së në Prishtinë, teksa pjesëmarrës do të jetë edhe rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, profesorë, si dhe përfaqësues nga institucionet vendore.