NJOFTIM: Nesër, UBT do të mbajë tryezë diskutimi me temë: “Bridging the Skills Gap”

13/04/2022

Të enjten, më 14 prill 2022, Fakulteti Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, duke filluar nga ora 11:00, do të mbajë një tryezë diskutimi me temën: “Bridging the Skills Gap”, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan.

 

Në këtë tryezë diskutimi do të marrë pjesë rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, drejtoresha menaxhuese e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani, drejtoresha e Odës Ekonomike Austriake, Vjosa Huruglica, drejtori menaxhues i Odës Ekonomike Zvicerane, Vigan Disha, si dhe pjesëmarrës të tjerë.

 

Në këtë tryezë diskutimi do të diskutohet për potencialet e resurseve njerëzore që ka Kosova, shfrytëzimin efektiv të këtyre resurseve, si dhe për mënyrën e shfrytëzimit të këtyre resurseve në mënyrë që t’iu përgjigjen kërkesave për shkathtësi në tregun e punës.