NJOFTIM: Nesër, UBT do të mbajë debat për shënimin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit

03/05/2022

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, të mërkurën, duke filluar nga ora 11:00, Fakulteti Media dhe Komunikim në UBT, do të mbajë një debat me temën: “Liria e shprehjes përballë presioneve, kërcënimeve e shantazheve apo presionet, kërcënimet e shantazhet si mjete të Lirisë së Shprehjes”, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan.

 

Pjesëmarrës në panel do të jetë rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, përfaqësues të mediave në Kosovë, si dhe profesorë dhe studentë të UBT-së, debat në të cilin do të diskutohen pika kyçe të përballjes së shprehjes së lirë me presionet, kërcënimet e shantazhet.

 

Synimi i këtij debati është që të shpërfaqë nivelin e garantimit të lirisë së shprehjes në Kosovë, sfidat që ballafaqohen gazetarët profesionistë, mbrojtjen dhe lirinë e shprehjes, si dhe për rastet e shkeljes të së drejtës së lirisë së shprehjes.