NJOFTIM: Nesër, në UBT mbahet tryezë diskutimi në kuadër të Javës Evropiane të Parandalimit të Kancerit të Qafës së Mitrës

24/01/2019

Nesër, e premte, me fillim nga ora 15:00 deri në orën 16:00, Fakulteti i Infermierisë dhe Grupi i Ekspertëve të Shëndetësisë në UBT, do të mbajnë tryezë diskutimi me studentët e shkencave mjekësore.

 

Diskutimi do të mbahet në objektin e UBT-së, në Prishtinë, ku tema kryesore që do të bashkëbisedohet është: “Rreziku nga infeksionet seksualisht transmisive dhe parandalimi i kancerit të qafës së mitrës”.

 

Me këtë rast ekspertët e kësaj fushe do të flasin dhe japin rekomandime lidhur me parandalimin, vetëdijesimin, diagnostikimin dhe trajtimin e këtij tumori malinj.