NJOFTIM: Nesër, më 25 shtator, në Pejë do të mbahet ekspozita e Fakultetit të Arkitekturës

24/09/2019

Nesër, më 25 shtator 2019, me fillim nga ora 11:00, në Galerinë e Arteve, në Pejë, do të mbahet ekspozita e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor.

 

Të gjithë të interesuarit mund të jenë pjesë e kësaj ekspozite, ku edhe do të kenë mundësi të shohin dhe të informohen për realizimin e punimeve.