NJOFTIM: Nesër, më 12 maj, bendi i UBT-së mbanë koncert për nder të Ditës së Evropës   

11/05/2021

Të mërkurën, më 12 maj 2021, me fillim nga ora 12:00, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, Fakulteti Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment në UBT, në bashkëpunim me bendin e UBT-së, do të mbajë koncert për nder të Ditës së Evropës.

 

Bendi i UBT-së, i përbërë nga studentë të Fakultetit Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment, do të performojnë hite të ndryshme të muzikës moderne.

 

Ky koncert dëshmon edhe njëherë se studentët e UBT-së janë artistët e së ardhmes dhe që Kosovën do t’a prezantojnë në evenimentet dhe festivalet më të mëdha të botës.