NJOFTIM: Në UBT do të mbahet video-konferenca për rolin e stafit mjekësor në kohë pandemie
31/03/2020Me qëllim të informimit, vetëdijesimit dhe diskutimit për coronavirusin e ri COVID-19, fakultetet e Shkencave Mjekësore në UBT do të mbajnë online video-konferencën me temë: “Roli dhe rëndësia e stafit mjekësor në kohë pandemie”.
Video-konferenca do mbledh panelin në mënyrë virtuale, ndërkaq për rolin e mjekëve dhe infermierëve dhe sigurinë në shëndetësinë publike do të flas rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, për rëndësinë e terapisë në sistemin imunitar, prof. Fitim Alidema, për higjienën, prof. Drita Zogaj, në cilësinë e epidemiologut do të flas, Fadil Kryeziu, për masat mbrojtëse nga personat me sëmundjet kardiovaskulare do të flasë Sejran Abdushi, rekomandimet për nënat se si ti mbrojnë femijët nga Covid-19 do t’i japë prof, Haki Jashari, për Covid-19 dhe mjekimin intensiv do të flasë Rexhep Gjyliqi, si dhe pë rolin e psikologut në shëndetin mendor të flasë prof. Violeta Zefi.
Kjo konferencë online do të mbahet live në rrjetet sociale të UBT-së, të mërkurën më 1 prill, me fillim nga ora 13:00.