NJOFTIM: Në UBT do të mbahet konferenca me temë: “Sa është e gatshme Kosova të përballojë një tërmet me intensitet të ngjashëm me tërmetin e datës 26 nëntor 2019 në Durrës”

13/01/2020

Të martën, më 14 janar 2020, në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, do të mbahet konferenca me temë: “Sa është e gatshme Kosova të përballojë një tërmet me intensitet të ngjashëm me tërmetin e datës 26 nëntor 2019 në Durrës”.

 

Konferenca do të fillojë në orën 11:00, ku do të marrin pjesë ambasadori  i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, profesoresha e njohur e Inxhinierisë së Ndërtimit, Luljeta Bozo, zyrtarë dhe përfaqësues të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, të Ministrisë së Shëndetësisë, të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, të  Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës si dhe ekspertë dhe profesorë të kësaj fushë.

 

Konferenca është e hapur dhe në të mund të marrin pjesë stafi akademik i UBT-së, studentët dhe gjithë të interesuarit.