NJOFTIM: Në UBT, të enjten prezantohet programi i bursave nga Kosovo American Fund (KAEF)

16/05/2018

Në objektin e UBT-së, në Prishtinë, të enjten më 17 maj, në ora 12:00, drejtori i zyrës së Fondit Kosovar Amerikan të Arsimit (KAEF), Gjeni Shporta, i cili do të prezantojë programin e bursave për nivelin master.

 

Në këtë ligjëratë ftohen të marrin pjesë absolventët dhe të diplomuarit e të gjitha fakulteteve në UBT, që synojnë të vazhdojnë studimet master.

 

Kosovo American Education Fund (KAEF) është një fond i vazhdueshëm i edukimit, dedikuar të kontribuoj në zhvillimin ekonomik afatgjatë të Kosovës përmes edukimit. KAEF-i ofron bursa të plota të nivelit master për kosovarët për t’u shkolluar në universitetet e përzgjedhura amerikane.