NJOFTIM: Më 24 shtator mbahet provimi pranues për drejtimet e mjekësisë në UBT

21/09/2020

Fakultetet e mjekësisë në UBT, konkretisht Fakulteti i Infermierisë, Fakulteti Teknik i Radiologjisë dhe Fakulteti Teknik i Anestezionit, do të mbajë provimin pranues më datë 24 shtator 2020.

 

Provimi do të mbahet në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, në dy termine, në ora 9:00 dhe 11:30, në lëndët Kimi dhe Biologji.

 

Afati për aplikim në fakultetet e mjekësisë mbyllet më 22 shtator 2020, ndërkaq kriteret për pranim janë: 40% e pikëve nga suksesi i shkollës së mesme, 30 % e pikëve nga testi i maturës, 20% e pikëve nga provimi pranues, 10% e pikëve nga intervista.

 

Studentët të cilët nuk i kanë dorëzuar dokumentet fizike, ju kërkohet ta bëjnë këtë para datës së provimit që mbahet më 24 shtator 2020.

Dokumentet e nevojshme janë:

  • Diploma e shkollës së mesme,
  • Dëftesat e klasës 10,11,12, (13- aty ku aplikohet)
  • Certifikata e pikëve të maturës;
  • Certifikata/Ekstrakti i lindjes, si dhe
  • Kopja e letërnjoftimit

Për informacionet më të detajuara do të njoftoheni nga institucioni në ditët në vijim.