NJOFTIM: Bendi nga Maqedoni e Veriut performon në UBT më 23 dhjetor

22/12/2020

Fakulteti Muzikë Moderne dhe Prodhim Digjital në UBT, në bashkëpunim me Qendrën e Artit “Polifonia”, organizon koncertin semestral që do të mbahet në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan.

 

Koncerti do të mbahet të mërkurën, më 23 dhjetor 2020, duke filluar nga ora 16:00, ku do të performojnë bendi nga Maqedonia e Veriut, “Ensemble in Medias Res”.

 

Në Kampusin Inovativ të UBT-së në Lipjan, fizikisht do të jenë vetëm interpretuesit për shkak të situatës së krijuar me pandeminë Covid-19, gjersa eventi do të transmetohet në rrjetet zyrtare të UBT-së.