NJOFTIM: “Albanian ICT Awards” do të mbajë sesion informues me studentët e UBT-së

22/03/2019

Të hënën, më 25 mars 2019, në objektin e UBT-së në Prishtinë, do të mbahet takimi informues për aplikimet në edicionin e VII të garës “Albanian ICT Awards”,duke filluar nga ora 16:15.

 

Në këtë takim përfaqësuesit e “Albanian ICT Awards” do të informojnë studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, të Fakultetit të Mekatronikës dhe të Fakultetit Sistemet e Informacionit, për mundësitë e aplikimit dhe çmimet që do të ndahet sipas kategorive.

 

“Albanian ICT Awards” është garë e cila ka për fokus identifikimin e kandidatëve të suksesshëm në fushën e teknologjisë së informacionit. Në këtë garë mund të marrin pjesë të gjithë të rinjtë ose kandidatët që kanë zhvilluar projekte të suksesshme përgjatë periudhës 2018-2019.

 

Projektet me të cilat kandidatët aplikojnë duhet të jenë të punuara në aspektin e zhvillimit të një teknologjie të re apo edhe përdorimin e një teknologjie ekzistuese me metoda të reja.