Një tjetër medalje e artë për Kosovën në arenën ndërkombëtare – Kori “Siparantum” zë vendin e parë në Suedi

02/11/2023

Një sukses tjetër i jashtëzakonshëm i studentëve të Fakultetit Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi. Kori “Siparantum” ka zënë vendin e parë në garat korale “Grand Prix of Nations” të mbajtura në Suedi, teksa tre studentët e talentuar: Elona Alshiqi, Sylejmon Sopa dhe Verijon Haxhaj ishin pjesë të këtij kori.

Një medalje tjetër e artë i jepet Kosovës në kategorinë më të lartë të garave – atë për Çmimin e Madh të Kombeve, kjo falë edhe angazhimit të madh të studentëve të UBT-së, duke dëshmuar kështu suksesin e përbashkët të të gjithëve.

Është një dëshmi e fuqishme se talenti dhe pasioni i rinisë shqiptare mund të shkëlqejë në skena ndërkombëtare dhe të kontribuojë në shpërndarjen e kulturës dhe muzikës shqiptare në nivel global.

Në njërën nga pikat, studentja Elona Alshiqi ka performuar si soliste me këngën “Nji Lule” të Rexho Mulliqit.

Ky sukses është një frymëzim për të gjithë studentët e tjerë që ndjekin karrierën e muzikës dhe shprehin vullnetin për të arritur ekselencën në fushën e tyre.