Një sukses më shumë i UBT-së dhe Kosovës – Profesori Korab Shaqiri është laureuar me çmimin “Platinium Prize”

05/04/2024

Profesori i Fakultetit Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi në UBT, Korab Shaqiri është laureuar me çmimin “Platinium Prize” në festivalin prestigjioz “World Master Open Music Competition” në Londër të Anglisë, në kategorinë “Concerto” me veprën “Koncert për Piano dhe Orkestër”.

Ky çmim i rëndësishëm jo vetëm që nderon talentin dhe punën e palodhur të Profesorit Shaqiri, por gjithashtu e ngrit lartë imazhin e UBT-së dhe të Kosovës në skenën ndërkombëtare të muzikës.

Ky sukses tregon potencialin e lartë të arsimit dhe kulturës në vendin tonë, duke i dhënë një vlerë të shtuar reputacionit të UBT-së si një institucion që nxit dhe mbështet artin dhe shkencën në nivelin më të lartë të cilësisë.