Një semestër në Gjermani, një perspektivë globale: Rrugëtimi i studentit të UBT-së, Albion Nekajt

10/08/2026

Për studentët e Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT, formimi profesional ndërtohet përmes përvojave ndërkombëtare, punës në projekte reale, njohjes me qasje të reja dhe bashkëpunimit me studentë e profesionistë nga kultura të ndryshme. Një rrugëtim të tillë e ka përjetuar edhe studenti Albion Nekaj, i cili realizoi semestrin e fundit të studimeve Bachelor përmes programit Erasmus+ në Hochschule Anhalt – University of Applied Sciences në Gjermani.

Albioni pati mundësinë të bëhej pjesë e një mjedisi akademik ndërkombëtar, të punonte në projekte me rëndësi, të shkëmbente ide me studentë nga vende dhe kultura të ndryshme dhe të zgjeronte perspektivën e tij profesionale.

Bashkëpunimi me njerëz nga vende të ndryshme i mundësoi të krijojë përvoja të reja, të zgjerojë rrjetin e tij profesional dhe të zhvillojë më tej aftësitë personale e profesionale.

Përveç njohurive të reja akademike, kjo përvojë i solli edhe kujtime të veçanta dhe miqësi të reja, të cilat, siç shprehet vetë Albioni, e bënë këtë periudhë një nga kapitujt më të rëndësishëm të rrugëtimit të tij universitar.