Një delegacion nga organizata izraelite IDSF vizitoi UBT-në

21/07/2022

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, qëndroi për vizitë një delegacion, i përbërë nga gjeneral brigade Amir Avivi, kolonel Itsik Ronen dhe gjenerali i lartë Gershon Hacohen, nga organizata “Israel’s Defense and Security Forum” (IDSF).

 

Në kuadër të kësaj vizite, gjeneralët nga IDSF zhvilluan një ligjëratë tematike së bashku me profesorë të Fakultetit Studime të Sigurisë në UBT, në lidhje me sigurinë globale, situatën aktuale të konflikteve dhe sfidat në Lindje të Mesme.

 

“Israel’s Defense and Security Forum” është një organizatë që drejton narrativën e nevojave të sigurisë kombëtare të Izraelit, me mbi 3,000 oficerë rezervë dhe operatorë nga IDF, Mossad, Shin Bet dhe policia izraelite.

 

Vizita e delegacionit nga IDSF-ja është e një rëndësie të veçantë, pasi që UBT është i vetmi institucion në Kosovë që e ka programin e Studimeve të Sigurisë, dhe bashkëpunime të tilla ofrojnë mundësi të shumta për studentët që zgjedhin të studiojnë në këtë program.