Një delegacion i UBT-së qëndroi për vizitë në Portugali

08/04/2015

Një delegacion i UBT-së, i përbërë nga Dr.Lulzim Beqiri, dekan i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Planifikimit Hapësinor dhe Bertan Karahoda e Petrit Ahmeti, mësimdhënës në UBT, qëndruan për një vizitë studimore në Portugali.

 

Vizita u realizuar në kuadër të projektit TEMPUS, pjesë e të cilit është UBT, dhe ishte e fokusuar në krijimin e programit studimor dhe përmirësimin e kurikulave ekzistuese për Efiçiencën e Energjisë.

 

 

Vizita u organizua nga Universiteti Minho,  për të parë më afër zhvillimin e këtij programi dhe laboratorët që i dedikohen këtyre programeve.

Pjesë e vizitës në Universitetin Minho ishin edhe përfaqësues nga Universiteti Hasan Prishtina në Prishtinë, Universiteti “Aleksander Moisiu” në Durrës, Universiteti Polis në Tiranë, Universiteti i Podgoricës e universitete të tjera.

 

 

Gjatë vizitës dyditore, profesorët e UBT-së, mes të tjerash janë takuar me drejtues të universitetit mikpritës me të cilët kanë diskutuar për vendosjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve, në programet e përbashkëta, për mobilitetin e stafit dhe të studentëve dhe për vizita studimore, me qëllim të shkëmbimit të përvojave.

Universiteti Minho ka gjithsej 12000 studentë dhe 1200 staf akademik, 600 staf administrativ dhe teknik, dy kampuse, njëri në qytetin Barga e tjetri në qytetin  Guimares, ka gjithashtu edhe shtatë laboratorë për drejtime specifike.