Nisi punimet e Akademia për trajnimin dhe akreditim të eksperteve pë tërheqjen e invesitorëve

12/11/2012

 

Prishtinë, 8 nëntor 2012- “Quality Kosova” në bashkëpunim me “ Czech INVENT” nga Republika Çeke, sot në ambientin e hotelit “Nartel”,   hapën Akademinë  dy ditore,  për trajnimin  dhe akreditim të  eksperteve lokal,   për tërheqje  dhe promovim të investimeve më të rëndësishme,   për zhvillim lokal në Republikën e Kosovës.

 

“Quality Kosova”  në bashkëpunim  me partnerët  “Czech INVENT – Technology Agency”  nga Republika Çeke,  në kuadër të kësaj Akademie organizoi  trajnimin  fillestar me temën “ Investimet e huaja direkte”.

 

Përveç  partnereve  implementues,  ky aktivitet mbështetët nga Ministria e Jashtme e Republikës Ceke, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës ( MAPl ), dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), qoftë përmes ndihmës financiare në formë grandi apo mbështetje  logjistike në realizimin e projektit.

 

Në emër të  “Quality Kosova”,  trajnimin e hapi  Dr. sc. Ibrahim Krasniqi,  i cili të pranishmeve u uroi  mirëseardhje,  dhe sqaroi në pika të shkurtra për të mirat që ka me sjell  kjo Akademie  për pushtetin lokal në Republikën e Kosovë.  Ai falënderoi  partnerët  ceke për  sjelljen e përvojave  në këtë fushë ndërsa në mënyrë të veçantë falënderoi mbështetje  e projektit, Ministrinë e Jashtme Ceke, MAPl dhe AKK.

 

Trajnimi  “Investimet e huaja direkte”,  u dedikohet  zyrtarëve  të komunave të republikës së  Kosovës, dhe do të zhvillohet si : në module, trajnim individual, vizita studimore në Republikën Ceke,  dhe trajnimi   përfundon  në  muajin qershor  të vitit 2013, dhe të gjithë  pjesëmarrësit i nënshtrohen testit dhe  preznetimit të dijeve të fituara më të  cilin rast ata do të akreditohen ne cilësinë  e eksperteve për tërheqje  dhe promovim të investimeve në nivel  lokal në Republikën e Kosovës.

 

Gjatë vizitës studimore në Republikën e Çekisë, të pranishmit  kanë  me pas mundësi që për së afërmi t’i identifikojnë nevojat dhe kërkesat për përmirësimin e klimës së investimeve të huaja dhe të marrin kontakte direkte për tërheqje të investitorëve  potencial.

 

 Po ashtu trajnuesit   janë eksperte të  njohur nga ” Czech INVENT”- Republika e Çekisë,   ndërsa  pjesëmarrësit  e kësaj akademie janë nga Komuna  e  Novobërde, Ranillug, Istog, Vushtrri, Kaçanik, Rahovec, Hani Elezit, Lipjan, Shtime, Mitrovice, Gjilan, Podujeve, Junik, Fushe Kosove, Prizren , AKK dhe MAPL.

 

“Quality Kosova”,  është themeluar dhe është pjesë e UBT dhe e pranuar me të drejta të plota si anëtare e Organizatës Evropiane për Cilësi (Europian Organization for Quality). Quality Kosova funksionon që nga viti 2006 dhe është asociacion që merret me çështjen e kualitetit, standardeve, certifikimeve dhe konfirmimit. Promovon cilësinë në Kosovë, në bazë të standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, merret me certifikimin e sistemeve e produkteve, si ISO 9001 e të tjerë.