Nisi punimet ANV-ja e Sigurisë Kibernetike dhe Privatësisë, hapet me ligjëratën e hakerit të bardhë, Philip Polstra

23/07/2018

Ka filluar punimet Akademia Ndërkombëtare Verore e Sigurisë Kibernetike dhe Privatësisë, në Prishtinë.
Ky është edicioni i dytë që UBT dhe divizioni UBT-CERT po e organizojnë një ngjarje të tillë, e cila këtë vit ka pasur afër 300 aplikues.

Hapjen e ceremonisë e bëri udhëheqësi i divizionit UBT-CERT, Atdhe Buja, i cili u tregoi të pranishmëve mbi ligjëratat, punëtoritë dhe garat që do të mbahen akademisë së Sigurisë Kibernetike dhe Privatësisë.

Në ditën e parë të punës, për pjesëmarrësit e kësaj akademie, ku janë të integruar edhe studentët e SHKI-së, po ligjëron profesori nga Universiteti Bloomsburg në SHBA, njëherësh edhe hakeri i bardhë, Philip Polstra, i cili po trajton temën më titull: “Hakimi etik”.

Për pjesëmarrësit e ANV-së ai shtjelloi disa hapa që duhet të ndërmerren kur të bëhet hakimi i bardhë, duke përfshirë mbledhjen e informacionit, analizat e dobësisë, analizat e aplikacionit të ueb-it, vlerësimi i bazës së të dhënave, sulmet e fjalëkalimit, sulmet ndaj wireless-it, forenzikën dhe shtjellimin e sistemit të shërbimeve, etj.

Përpos pjesës teorike, nesër në këtë akademi do të zhvillohet pjesa teorike e ushtrimit të harkimit të bardhë, nën përcjelljen e profesorit Philip Polstra.

Kujtojmë se të shtunën, e njëjta akademi mbylli punimet në Shqipëri, që u zhvillua për dy ditë rresht dhe mblodhi qindra pjesëmarrës të interesuar mbi sigurinë kibernetike dhe privatësinë.