Nisi ANV-ja e Muzikës Moderne Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi në kuadër të “Global UBT Fest 2020”

07/07/2020

Ka nisur punimet ANV-ja e Muzikë Moderne, Prodhimit Digjital dhe Menaxhment në kuadër të “Global UBT Fest 2020”, pjesë e të cilës ishin dhjetëra studentë të interesuar si dhe shumë profesionistë të fushës së muzikës.

 

Profesoresha Aida Gjikolli  ligjëroi për pjesëmarrësit e ANV-së së Muzikës Moderne, Prodhimit Digjital dhe Menaxhment, ka trajtuar temen, “Mundësitë e reja në Industrinë e Muzikës – Menaxhimi i Shfaqjes Live”.

 

Ndërsa profesoresha Leutrina Pireva ka trajtuar temën, “Kënga-elementet melodike dhe harmonike për zhvillimin e veshit muzikor”.

 

Për pjesëmarrësve të ANV-së sot gjatë ditës u ka ligjëruar profesoresha Kristina Palokaj-Perkola e cila ka trajtuar rëndësinë e harmonisë dhe  formave muzikore si dy elemente të rëndësishme në krijimtarinë muzikore klasike përgjatë historisë,

 

Lidhur me temën, “Inovacioni muzikor” ka folur sot para pjesëmarrësve edhe profesori Liburn Jupolli

 

Akademia e Muzikës Moderne Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi do të vazhdojë punimet deri të premten, ku nga profesorë vendorë e ndërkombëtarë do të trajtohen tema të ndryshme si; tendencat e reja në muzikë, akustika e studiove të incizimit dhe krijimi i instrumenteve muzikore softuerike me tinguj të përditshmërisë vokale të dhomës.