Nis bashkëpunimi mes UBT-së dhe Universitetit të Freibergut në Republikën Federale të Gjermanisë

18/02/2014

Me ftesë të Presidentit të UBT-së, Prof. Dr.  Edmond Hajrizi profesori gjerman Prof. Dr.-Ing. Thomas  A.  Bier   po qëndron në  Kosovë 

 

Prishtinë,   18  shkurt  2014 –  Me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, profesori i njohur gjerman  Prof. Dr.- Ing.  Thomas A. Bier nga Universiteti i Freibergut, po   qëndron në Republikën e Kosovës nga data 17 deri më 20 shkurt, me ftesë të Presidentit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.

 

Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Drejtori për Çështje Akademike, Prof. Dr. Ibrahim Krasniqi, gjatë ditës së sotme, pritën  në një takim të veçantë   Prof. Dr.-Ing. Thomas  A.  Bier, me të cilin  kanë biseduar për ndërlidhjen e sektorit të arsimit institucional në mes të UBT-së dhe Universitetit të  Freibergut,  si dhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit të ndërsjellët, me qëllim për zgjerimin e bashkëpunimit në mese dy institucioneve, për shkëmbimi të dijës, përvojave,  dhe për ngritjen e bashkëpunimit sidomos në pjesën e punës praktike-laboratorike.

 

Presidenti i UBT-së, z. Hajrizi, para mysafirit  me theks të veçantë ka folur për zhvillimet dhe të arriturat e UBT-së dhe ka shprehur interesimin  të zgjerimit të bashkëpunimit me partnerë nga Gjermania.

 

Prof. Dr.- Ing.  Thomas A. Bier, është  impresionuar nga faktet e treguara dhe gjetën mirëkuptimin e bashkëbiseduesve për ta shtrirë bashkëpunimin sa më parë.

 

 

Profesori Bier,  para studentëve të UBT-së, ligjëroi për  bazat e materialeve konstruktive 

Prof.  Bier, përveç takimeve  të cekura si  më lartë, gjatë ditës së sotshme  para studentëve të Fakultetit të  Arkitekturës dhe Fakultetit të Ndërtimtarisë  dhe stafit akademik  të UBT-së si dhe të interesuarve tjerë,  mbajti edhe një ligjëratë me temën ” Bazat e materialeve konstruktive ndërtimore dhe zhvillimi i tyre historik “.

 

Të pranishmit e kësaj ligjërate  patën rastin të marrin informata nga zhvillimi i materialeve të ndërtimit dhe teknologjisë së prodhimit të tyre si dhe aplikimin e tyre në projektet ndërtimore. Poashtu u prezantuan edhe rezultate nga projektet e ndryshme hulumtuese shkencore në lidhje me tematikën si dhe standarde të ndryshme ndërkombëtare për kualifikimin e cilësisë së materialeve ndërtimore pas ligjëratës u zhvillua një debat me profesorin nga ana e të pranishmeve .

 

Prof.  Bier, përveç takimeve dhe  vizitës që i bëri  UBT-së  në Prishtinë, ai gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, me 19 dhe 20 shkurt  do të vizitoj edhe Kampusit  të  ri në  Lipjan, dhe qytete tjera në Kosovë.