Nis aktivitetin Akademia Ndërkombëtare Verore e Karrierës

10/07/2019

Me ligjërata tematike dhe trajnime për aftësitë e buta dhe zhvillimore, ka nisur aktivitetin e vet Akademia Ndërkombëtare Verore e Karrierës në UBT.

 

Hapjen e akademisë e ka bërë eksperti ndërkombëtar i karrierës, Visar Ademi. Ai përgjatë dy ditëve do të zhvillojë aktivitete e trajnime për aftësitë e buta dhe aftësitë e punësimit.

 

në ditën e parë të akademisë, Ademi konkretisht ka folur rreth zhvillimit të karrierës, shkrimit të CV-së profesionale dhe letrës së motivimit, si dhe shkrimit të letrës profesionale: email, ankesat dhe raportet e punës.

 

Gjithashtu, ai nesër do të ligjërojë për aftësitë e komunikimit dhe intervistat në punë, si dhe do të simulojë intervistat në punë.

 

Pjesëmarrësit që marrin pjesë në Akademinë Verore Ndërkombëtare të Karrierës, në fund do të pajisjen me certifikata që kanë 2 ECTS.