Nis aktivitetin Akademia Ndërkombëtare Verore e Gjuhës dhe Kulturës

13/07/2021

Akademia Ndërkombëtare Verore e Gjuhës dhe Kulturës ka filluar aktivitetin e saj në kuadër të festivalit ndërkombëtar të dijes “Global UBT Fest 2021”, me aktivitete të ndryshme që lidhen kryesisht me gjuhën, kulturën dhe letërsinë.

 

Ligjëratën e parë për pjesëmarrësit e kësaj akademie e ka nisur profesoresha Drita Xhemaili, me detajet dhe rëndësinë e kontributit të albanologëve gjerman, përderisa pjesëmarrësit patën edhe mundësi diskutimi rreth kësaj çështje.

 

Dita e dytë e Akademisë Ndërkombëtare Verore të Gjuhës dhe Kulturës, ka vazhduar me Jeopardy Quiz, i cili është udhëhequr nga Majlinda Ferati-Muja dhe Annamaria Farkas- Mecinaj, kuiz ky i cili i kontribuoi jashtëzakonisht asaj për çka edhe janë mbledhur pjesëmarrësit në këtë akademi verore.

 

Majlinda Ferati-Muja ka vazhduar aktivitetin e ditës së dytë të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Gjuhës dhe Kulturës, duke diskutuar me pjesëmarrësit rreth mundësive që ka dhe ofron mësimi digjital, lloj ky i mësimit që me përhapjen e pandemisë COVID-19 u bë trend në gjithë botën.

 

Akademia Ndërkombëtare Verore e Gjuhës dhe Kulturës po zhvillohet në kuadër të festivalit ndërkombëtar të dijes “Global UBT Fest 2021”, dhe ditëve në vijim do të vazhdojë me leksione të ndryshme me interes për pjesëmarrësit, si dhe aktivitete zbavitëse dhe tërheqëse.