Nis aktivitetin Akademia e Mekatronikës në kuadër të “Global UBT Fest 2020”, ligjërojnë ekspertë vendor e ndërkombëtar

13/07/2020

Nis aktivitetin Akademia e Mekatronikës në kuadër të “Global UBT Fest 2020”, ligjërojnë ekspertë vendor e ndërkombëtar.

 

Fakultetit i Mekatronikës në UBT, zyrtarisht ka filluar Akademinë Verore, ku sivjet do të trajtohen tema shumë aktuale dhe që tema  bazë e akademisë është: “Aplikimi i Mekatronikës në Bujqësi dhe Mjekësi”.

 

Përveç profesorëve dhe eksperteve vendor, këtë vit të ftuar janë edhe profesorë nga Italia, të cilët do të ndajnë përvojën e tyre shumëvjeçare në këtë fushë.

 

Akademia është hapur me ligjëratën e profesorit Italian Giuseppe Bonifazi me temën :” HyperSpectral Imaging (HSI): “një mjet inovativ në trajtimin e mbeturinave të ngurta për kursimin e energjisë”. Në kuadër të kesaj ligjërate profesori Bonifazi për pjesëmarrësit tregoi për materialet të riciklueshme dhe pastaj analizoi resurset të cilat mund të përdoren për uljen e kostos së përgjithshme në proceset e prodhimit dhe reciklimit.

 

Tutje, Bonifazi prezantoi teknologjinë HSI ose HyperSpectral Imaging dhe benifitet e implementimit të saj. Në pjesën e dytë, u analizuan “Solid Waste Proccessing” me teknologji të ndryshme duke filluar nga përdorimi i X-rays, Colorimetric/imaging analysis, Thermal Imaging, Optical Spectroscopy dhe Laser Induced Breakdoën Spectroscopy.