Nis aktivitetin Akademia Arti dhe Media Digjitale në kaudër të “Global UBT Fest 2020”

08/07/2020

Ka filluar aktivitetin e vet Akademia Arti dhe Media Digjitale, në kuadër të “Global UBT Fest 2020”, akademi që po zhvillon punimet me ligjërata tejet atraktive.

 

Për pjesëmarrësit ka ligjëruar profesori Arben Arifi, i cili ka trajtuar temën: “Research methods in art”, pasur me ligjëratën e Fitore Isufi dhe Jeton Lakna, me temë: “Digital touch – drawing in mot on”.

 

Tutje, profesorët Blerim Gjinovci dhe Gazmend Ejupi, ligjëruan temën: “Photography in social media today”.

 

Akademia vazhdoi sot punimet me ligjëratën e Burim Berisha, me temë: “Liberation of sculpture”, më pas profesorët Alban Muja dhe Jakup Ferri, gjerësisht trajtuan temën: “Satire and humor in paiting”.

 

Aktiviteti i Akademisë Arti dhe Media Digjitale do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, me ligjërata tematike, puëntori dhe aktivitete të larmishme.