Nga UBT në Portugali: Entela Bajrami pjesë e një eksperience ndërkombëtare akademike

28/05/2026

Studentja e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, Entela Bajrami, po vazhdon rrugëtimin e saj akademik në Portugali përmes programit Erasmus+, duke zhvilluar studimet në Polytechnic Institute of Tomar, një nga institucionet e njohura universitare në Portugali.

Gjatë kësaj eksperience, Entela po fiton njohuri të reja akademike, po bashkëpunon me studentë nga vende të ndryshme të botës dhe po zhvillon aftësi që kontribuojnë në përgatitjen e saj profesionale dhe personale.

Kjo mundësi përfaqëson edhe një tjetër sukses të studentëve të UBT-së në arenën ndërkombëtare, duke dëshmuar përkushtimin dhe potencialin e tyre për të qenë pjesë e programeve prestigjioze të shkëmbimit akademik.