Nesër, në UBT mbahet ligjërata mbi rolin e arbitrazhit

26/04/2017

Në objektin e UBT-së, në Prishtinë, të enjten, më 27 prill, do të mbajë ligjëratë tematike sekretarja e përgjithshme e Qendrës së Arbitrazhit brenda Odës Tregtare Amerikane në Kosovë, Tea Blakaj.


Ligjërata më titull: “Roli dhe funksioni i arbitrazhit në zgjidhjen e kontesteve” do të fillojë në orën 12:30, teksa do të fokusohet në informimin e studentëve dhe stafit akademik për punën që kryen arbitrazhi, përparësitë e tij në krahasim me gjykatat, si dhe do të diskutohet edhe për punën që e kryen Oda Ekonomike Amerikane, përkatësisht Qendra për zgjidhjen alternative të kontesteve brenda këtij institucioni, me qëllim të ngritjes së vetëdijes mbi arbitrazhin dhe ndërmjetësimin, teksa gjatë kësaj ligjërate, të pranishmit do të njoftohen edhe me raste interesante nga praktika e arbitrazhit ndërkombëtar.

 

Kjo ligjëratë është organizuar në kuadër të serisë së përjavshme të debateve që po organizohen në UBT, me qëllim të informimit dhe të njoftimit të studentëve me çështje të rëndësishme dhe aktuale në vend dhe më gjerë.