Nesër, në UBT do të ligjërojë akademiku Ilirjan Malollari

17/05/2017

Nesër, më 18 maj 2017, në ora 12:30, për studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë dhe ata të Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në  UBT, do të mbajë ligjëratë tematike akademiku i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Ilirjan Malollari.


Tema të cilën do ta trajtojë Malollari në ligjëratën e tij është: “Metodat e trajtimit të mbetjeve nga industria ushqimore dhe shfrytëzimi i biomasës organike për prodhimin e energjisë”, teksa në fund të saj, studentët do të kenë mundësi të bëjnë pyetje mbi temën e trajtuar.