Nesër, në Durrës, fillon Konferenca Ndërkombëtare për Stabilitet, Teknologji dhe Kulturë “Tecis 2016” – UBT bashkorganizatore

25/10/2016

Bashkorganizuar nga UBT (University for Business and Teknology), UT – Wien (Vienna University of Technology), Ka – Caze (Kosova Asotiation for Control Automationand Systems Egs) etj., nesër, më 26 tetor, në Durrës, nis punimet Konferenca Ndërkombëtare për Stabilitet, Teknologji dhe Kulturë “Tecis 2016”.


Hapjen dhe udhëheqjen e sesionit të parë të Konferencës e bën rektori i UBT-së, prof.dr.Edmond Hajrizi, i cili po ashtu do të paraqitet me disa punime shkencore, një prej të cilave është “Smart Solution for Smart Faktotry”.


Me punime shkencore, duke iu përmbajtur temës së Konferencës, do të paraqiten studiues nga rajoni, Evropa dhe më gjerë. Konferenca do t’i përfundojë punimet më 28 tetor.