Nesër :Doku në UBT

29/11/2016

Festivali më i madh në Kosovë dhe rajon për dokumentarë dhe filma të shkurtër “DokuFest”, vjen nesër për studentët e UBT-së me dy filma të shkurtër: “Speaking is difficult” dhe “9 Days from my windows in Aleppo”.

Tematika e filmave ndërlidhet me mediat dhe raportimet nga vendet me kriza.

Gjithashtu, studentët dhe të gjithë pjesëmarrësit mund të inkuadrohen në fund për diskutim dhe parashtrimin e pyetjeve rreth filmave.

Vendi: UBT Prishtinë, Salla e Re, ora: 12 : 30.