Nesër do të mbahet konferenca shkencore ndërkombëtare “Marrëdhëniet e popullit shqiptar me Austro-Hungarinë (Austrinë) nga shek. XIX e deri në ditët tona”

08/09/2016

Të premten, më 9 shtator, në Kolegjin UBT do të zhvilloj punimet konferenca “Marrëdhëniet e popullit shqiptar me Austro-Hungarinë (Austrinë) nga shek. XIX e deri në ditët tona”.

Konferenca do të mbahet si rezultat i bashkëpunimit mes UBT-së, Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, Institutit për Studime Politike dhe Ndërkombëtare, me seli në Shkup, si dhe me Shtëpisë botuese “LogosA”, Shkup.


Gjatë kësaj konference do të flitet për kontributin dhe rolin e Perandorisë Austro-Hungareze në zhvillimin e arsimit dhe kulturës tek shqiptarët, që nga mesi i shek. XIX, deri në rënien e saj. Krahas kësaj, fokusi i konferencës së nesërme do të përqenderohet edhe tek roli i kësaj perandorie në proceset politike për çështjen shqiptare, si dhe për zhvillimet tjera politike në Ballkan.

 

Konferenca do të mbahet në kampusin e UBT-së në Prishtinë , duke filluar nga ora 10:00.