Nesër, UBT do të mbajë mbledhje komemorative në nderim të veprës së profesorit dhe politologut, Dr. Belul Beqaj

25/09/2022

Nën përkujdesjen e rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, të hënën, më 26.09.2022, UBT do të mbajë mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit dhe politologut, Dr. Belul Beqaj.

Mbledhja komemorative mbahet në qendrën e UBT-së, në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00, për të nderuar jetën dhe veprën e shquar të profesorit Dr. Belul Beqaj.

Ju ftojmë të merrni pjesë për të bërë nderimet e fundit profesorit të UBT-së, Dr. Belul Beqaj, i cili kishte një veprimtari të gjerë në fushën e shkencave politike, sociologjisë politike e komunikimit politik.