Nesër në UBT mbahet aksioni vullnetar për dhurim të gjakut – Bashkohuni për të shpëtuar një jetë

05/06/2019

Duke u bashkuar në nismën e përvitshme të Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut, UBT edhe në këtë vit do të përkrahë me të gjitha kapacitetet e veta nismën humane dhe vullnetare për dhurim të gjakut.

 

UBT njofton studentët dhe stafin se aksioni vullnetar për dhurim të gjakut do të mbahet gjatë ditës së nesërme, në ora 10:00 deri në 14:00.

 

Aksioni do të zhvillohet nën moton “DHURO GJAK, SHPËTO JETË”.