UBT dhe Certiadira organizojnë Garën Shtetërore Microsoft Office Specialist “MOS”

05/12/2019

Për të dytin vit me radhë, UBT dhe Certiadria do të organizojë Garën Shtetërore Microsoft Office Specialist “MOS”, garë e cila mundëson testimin e shkathtësive në MS Exel, MS Power Point dhe MS Word.

 

Pjesë e garës mund të bëhen gjithë studentët e UBT-së, ndërsa pas aplikimit, kandidatët do të marrin ushtrimet për tu përgatitur për provimin që mbahet në fund të muajit dhjetor.

 

Kandidatët që e kalojnë me sukses provimin në garën shtetërore në MS Exel, MS Power Point dhe MS Word, do të certifikohen nga UBT dhe Certiport USA, njëherësh do të jenë kandidatë potencial për të përfaqësuar Kosovën në Garën Ndërkombëtare “MOS”, që mbahet në Kaliforni të SHBA-ve, në muajin gusht 2020.

 

Afati i fundit për aplikim është data 10 dhjetor 2019, ndërkaq për më shumë informacione klikoni në ueb faqen: http://www.moschampionship.com/ , ose mund të shkruani në email-in: [email protected].

 

Apliko tani: https://docs.google.com/forms/d/1OpFIQg4IPtrqDmF6iY4ATrQkYxj-67Y6jBz8x0aZpTw/viewform?fbclid=IwAR2yvAZMQ8SdEMWC2WbrZ1lmfTkNpoqpjb0u3gTx2E-OgiLk6D4P1ESopaQ&edit_requested=true