Nesër në UBT do të mbahet ligjëratë për trendet e ardhshme të teknologjisë

06/10/2022

Të premten, më datë 7 tetor 2022, duke filluar nga ora 16:00, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, do të organizohet një debat lidhur me teknologjinë dhe ndryshimin e jetës, me titull: “Metaverse and Space – How the technology will change our life”, si dhe me trendet e ardhshme të telekomunikacionit: “Future Trends in Telecommunications”.

Në këtë debat do të marrë pjesë rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, përfaqësuesi i kompanisë “Nokia” në Romë, Giampaolo Panariello, përfaqësuesi i kompanisë “Nokia” nga Vjena, Stanislav Kokorev, të shoqëruar nga Sargit Salakari, Jehona Ademaj – Sejdiu dhe Janne Sykko.

UBT ka të zhvilluar Qendrën për Realitet Virtual dhe të Shtuar, e cila është burim i gjenerimit të produkteve virtuale, që ndryshojnë rrënjësisht dhe përgjithmonë mënyrën e qasjes ndaj problemeve dhe zgjidhjes së tyre, teksa është shndërruar edhe në gjenerues të qindra vendeve të punës dhe të shpalosjes së pasionit dhe talentit për të rinjtë nga Kosova dhe mbarë rajoni.