Nesër, më 9 nëntor, UBT bën përurimin e “1st 5G Campus in the Region”

bool(false) 08/11/2021

Nesër, më 9 nëntor, duke filluar nga ora 11:00, në ambientet e Parkut Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, do të bëhet përurimi i shtrirjes së gjeneratës së pestë së teknologjisë së rrjeteve celulare pa tela – 5G.

 

Pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jetë, rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ambasadorja e Ambasadës së Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, si dhe pjesëmarrës të tjerë.

 

UBT me këtë rast, bëhet institucioni i parë arsimor në rajon që instalon rrjetin global 5G brenda kampusit inovativ – 1st 5G Campus in the Region, e që do të shërbejë për nevoja të institucionit dhe studentëve të saj.

 

Ky inovacion vjen në kuadër të 20 inovacioneve për 20-vjetorin e UBT-së, dhe është në bashkëpunim me kompaninë finlandeze të telekomunikacionit “Nokia”, duke sjellë për herë të parë në Kosovë dhe rajon të ardhmen e internetit – rrjetin 5G.