Nesër, Banka BPB prezanton për studentët e UBT-së programin e punës praktike, BPB Juniors

31/10/2018

Nesër, me fillim nga ora 13:00, në objektin e UBT-së, në Prishtinë, Banka BPB do të mbajë sesion informues për studentët e UBT-së, ku do të prezantohet programi i praktikës, “BPB Juniors”, që synon t’ju mundësojë studentëve mundësi për punë praktike me pagesë.

 

Programi “BPB Juniors” ofron mundësi të angazhimit të të rinjve që kanë për qëllim fillimin e karrierës së tyre në sistemin bankar.

Përmes këtij programi, studentëve të UBT-së t’ju mundësohet të jenë pjesë e një praktike profesionale, por edhe procesi punësimi.

 

UBT ka marrëveshje bashkëpunimi me Bankën BPB, falë së cilës, studentët e UBT-së kanë mundësi të kryejnë praktikë profesionale dhe të punësohen, dhe si rezultat, çdo vit një numër i madh i studentëve përfshihen në programin “BPB Juniors”, ndërsa studentët më të suksesshëm arrijnë edhe të punësohen.

 

Programi i kushtohet studentëve të vitit të tretë të të gjitha drejtimeve në UBT, të cilët kanë njohuri të mira komunikuese, aftësi interpersonale, ambicie dhe dëshirë për t’u zhvilluar, qasje pozitive dhe analitike, si dhe njohuri të gjuhës angleze.