ASSECO mban sesion informues për pozita pune

28/11/2018

Nën organizimin e Qendrës së Karrierës, kompania me brend ndërkombëtar, “ASSECO”, sot, me fillim nga ora 15:00, do të mbajë sesion informues për studentët e UBT-së, ku do të prezantohen disa pozita pune dhe praktike në fushën e IT-së, përkatësisht programim, web dizajn, dhe rrjeta.

Ky aktivitet ka për qëllim të ndihmojë studentët, që përmes mundësive të shumta, të ndërlidhen më lehtë me tregun e punës dhe me kompaninë në fjalë.

Vlen të theksohet që dhjetëra studentë të UBT-së kanë punuar dhe po vazhdojnë të punojnë në kompaninë ASSECO.