Në UBT u zhvillua një tryezë tematike “Gratë në akademi dhe STEM”

24/06/2023

Në qendrën e UBT-së në Pejë, u zhvillua një tryezë diskutimi me temën: “Gratë në akademi dhe STEM”, me qëllim për të theksuar dhe për të promovuar rolin dhe kontributin e grave në akademi, shkencë, teknologji, inxhinieri e matematikë.

Panelistet e ftuara ishin personalitete të shquara dhe të njohura në fushën e tyre: Gonxhe Beqiri, Mirjeta Domniku, Edona Sulejmani, Greta Ahma, Mimoza Zatriqi dhe Dafina Veseli-Galani.

Secila prej tyre ndau eksperiencat personale, arritjet dhe sfidat me të cilat janë përballur gjatë rrugëtimit në karrierën e tyre.

Ky diskutim ishte një mundësi e shkëlqyeshme për të dëgjuar rrëfimet e tyre, për të mësuar nga sfidat që kanë përjetuar dhe për të ndjekur shembullin e tyre frymëzues.

Diskutimi shërbeu si një burim frymëzimi dhe nxitje për të gjithë të pranishmit, veçanërisht për studentët dhe të rinjtë, si dhe për promovimin e barazisë gjinore.