Në UBT u zhvillua një sesion informues për studentët e diplomuar për programin Fulbright

20/04/2023

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, u zhvillua sesioni informues për studentët e diplomuar të cilët dëshirojnë të studiojnë ne nivelin master me bursë përmes programit Fulbright.

Prezantimi i programit Fulbright u realizua nga Eriona Hoti, asistente e komunikimit dhe kontaktit në American Council, organizatë partnere e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, si dhe nga drejtori i Qendrës së Karrierës në UBT, Halil Bashota, me ç’rast studentët patën rastin të dëgjojnë për mundësitë që ofrohen nga ky program.

Fulbright Scholarship është programi më i madh i bursave që ofrohet nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për studentët nga Kosova të cilët shprehin interesim për të studiuar në një nga universitetet amerikane.