Në UBT u shfaq filmi dokumentar për veprën e historianit Sir Noel Malcolm

20/10/2023

Në prani të shumë studentëve, profesorëve dhe pjesëmarrësve të tjerë, në UBT u shfaq filmi dokumentar kushtuar jetës dhe veprës së historianit britanik Sir Noel Malcolm, si dhe angazhimit të tij ndaj çështjes së Kosovës.

Në shfaqje të dokumentarit, i pranishëm ishte rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ambasadori Mal Berisha, i cili është njëkohësisht skenaristi dhe regjisori i këtij dokumentari, gjenerali Giuseppe Morabito, si dhe inxhinieri Pierangelo Panozzo.

Noel Malcolm shpërfaqi një ndikim të madh me veprën e tij në ndërgjegjësimin e diplomacisë botërore për shtetin e Kosovës. Përveç sensibilizimit të botës perëndimore, ai gjithashtu përmes zbulimit të fakteve dhe të vërtetave kundër propagandës së aparaturës shtetërore serbe, synonte të informonte drejt dhe saktë rreth çështjes së Kosovës dhe shqiptarëve.

Libri i Malcolm “Kosova: një histori e shkurtër” u kthye në një dokumentar nga ambasadori Berisha për të qenë më afër secilit që dëshiron të njoh dhe të dijë më tepër rreth historisë së Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.