Në UBT u mbajt një koncert festiv për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, i organizuar nga Fakulteti Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi

17/02/2024

Për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Fakulteti Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi në UBT, organizoi një koncert festiv, ku morën pjesë personalitete të ndryshme, në mesin e tyre edhe arbëreshë të Italisë.

Studentët që performuan janë:

  • Sulejman Sopa me këngën: “O vendi im”;
  • Yllka Dema me këngën: “Oj hanë”;
  • Vjollca Osmani me këngën: “Margjelo”;
  • Anjeza Gashi me këngën: “Ali Pasha Janinës”;
  • Meriton Hetaq me këngën: “Beso në Diell”;
  • Borisja Gjonej – Polonaise and Badinerie, Suite / B minor – J.S.Bach – Solo për Flaute dhe Piano;
  • Argetim Bajrami – Czardas – V.Monti – Solo për Klarinet dhe Piano ;
  • Kori i UBT-së – Akapella – “A kanë ujë ato burime”;
  • Kori i UBT-së – “Rrjedh në këngë dhe ligjërime”;
  • Gloria Dishpalli me këngën: “Këngë moj”.

Koncerti ishte një sukses për studentët e Muzikës Moderne, Prodhimit Digjital dhe Menaxhimit në UBT, duke demonstruar talentin e tyre të jashtëzakonshëm dhe aftësitë në skenë.