Në UBT TV u mbajt konferenca online për qasjen e qytetarëve në shërbimet publike në kohë pandemie

15/04/2020

Në vazhdën e mbajtjes së konferencave online përmes të cilave po debatohet për tema shumë aktuale, në Televizionin “UBT” dhe në Radio “Campus”, me frekuencë 100.7FM, është mbajtur video-konferenca për qasjen e qytetarëve në shërbimet publike në kohë pandemie.

 

Në kuadër të kësaj konference online u diskutua gjerësisht për ndikimin e masave emergjente tek qytetarët e vendit që kanë nevojë për qasje në shërbimet publike.

 

Hapjen e konferencës e bëri rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, më pas drejtori i institutit kosovar për qeverisje lokale, Besnik Tahiri, shqyrtoi konceptin e shërbimeve lokale dhe të atij qendror si dhe harmonizimin e këtyre shërbimeve në kuadër të Qeverisë së Kosovës, më pas Kujtim Gashi, drejtor i përgjithshëm i ASHI-iS, foli rreth përdorimit të shërbimeve digjitale dhe zbatimin në nivel sa më të lartë të qeverisjes elektronike.

 

Tutje, Bedri Istrefi, kryeshef Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, foli për kontributin dhe sfidat që Telekomi i Kosovës po përballet në kohën e pandemisë.

 

Ndërsa profesori Rajan Arapi, gjatë kësaj konference diskutoi për pjesën e shërbimeve komunale se si sistemi lokal po kontribuon në shërbime të qytetarëve, teksa UD i kryeshefit ekzekutiv të KRU “Prishtina” dhe njëherësh edhe profesor në UBT Sokol Xhafa, shpjegoi për aspektin e furnizimit me ujë në kohën e pandemisë si dhe procedimin e pagesave me anë të sistemit online.

 

Ekspertët që ishin pjesë e këtij diskutimi online poashtu diskutuan edhe për pengesat legjislative, për mënyrën e komunikimit me qytetarët të shërbyeseve civil, mundësinë për kryerjen e shërbimeve në distancë, ndarjen e ndihmave për qytetarët, mundësinë e bashkëpunimeve mes komunave si dhe sinkronizimin e shtetit, akademisë dhe industrisë në këtë kohë.

Video-konferencën e plotë mund ta ndjekni në linkun: